Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Kreu i grupit parlamentar të PD-së: Në zgjedhjet e ardhshme shkojmë me votim elektronik
Partia Demokratike është e vendosur në objektivin kryesor të saj, që në zgjedhjet e ardhshme të mundësohet votimi elektronik. Këtë e ka shprehur edhe kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Edmond Spaho, në rubrikën “Opinion” në “News24”.
Deputeti demokrat theksoi se puna për reformën zgjedhore duhet të fillojë sa më parë, në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohet vota e lirë.
“Objektivi ynë është t’i japim qytetarëve shqiptarë zgjedhje të lira e të ndershme. Në përgjithësi zgjedhjet në Shqipëri, 2013, 2015, 2017, kanë patur probleme thelbësore, veçanërisht shitblerja e votës. Këto probleme do të evidentohet edhe në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 2017. Kur themi që duhet të kryhet reforma zgjedhore, përveç votimit elektronik, evitimit të shitblerjes së votës, është e rëndësishme që t’u mundësohet qytetarëve një sistem zgjedhor i ndershëm. Ndaj synohet të kalohet në një sistem të ri zgjedhor, i cili do të mundësojë të zgjedhurve dhe zgjedhësve votë dhe garë të ndershme.
Sa i takon votimit elektronik do të them se e kanë aplikuar vende të tjera, dhe tashmë tek ne kërkon vetëm vullnet politik. Nëpërmjet votimit elektronik do të mund të bëhet identifikimi elektronik i votuesve, do të evitohet manipulimi i votës, apo që të manipulohet lista e votuesve, po kështu ka mundësi që të votojnë emigrantët, (pjesëmarrja e të cilëve do të rritë numrin e votuesve).
Ballës i kujtova se sa i takon integrimin evropian të Shqipërisë, nëse ka forcë që ka kontribuar në këtë drejtim në mënyrë të vazhduar, ajo është PD. Konferenca e Kryetarëve sot kishte objektiv kërkesën e PD për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore. Duhet të fillojë sa më parë nga puna ky komision. E kemi filluar këtë aksion politik që në shtator, me fillimin e legjislaturës së re, me qëllim që të kemi të gjitha instrumentet në dispozicion, për të garantuar në kohë votimin elektronik. Nëse shteti angazhohet me mekanizmat që ka, nuk do të ketë shit-blerje të votës.
Ne jemi të fokusuar tek objektivi ynë i këtyre 4 viteve, pra reforma zgjedhore. Për të bërë këtë nuk ka nevojë për një tryezë politike të nivelit të lartë. Edhe në marrëveshjen e 17 majit, Rama tha se në zgjedhjet e ardhshme do të hyhet në proces me votim elektronik, për këtë nuk kemi më çfarë flasim”, u shpreh Spaho.