Flash News

KRYESORE

Kreu i Bashkisë Korçë letër Klosit e Ballukut: Mos aprovoni ndërtimin e TEC-it

Lidhur me ndërtimit e TEC-it në Korçë, kreu i Bashkisë së qytetit, Sotraq Filo ka shprehur qëndrimin e tij kundër projektit.

Filo i ka dërguar një letër zyrtare ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku për refuzimin e projektit në fjalë.

“​Ju kërkoj mosaprovimin e këtij investimi, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë së Korçës”, përfundon letra e Kryetarit të Bashkisë.

Ish kryeministri Sali Berisha denoncoi projektin për ndërtimin e TEC-it, e që sipas tij është fund e krye projekt mafioz që do të shkatërrojë qytetin.

Të fundit