Flash News

KRYESORE

Kreu i FRPD denoncon me fakte: Veliaj rrit 10-fish vlerën e tenderit për ngrohjen e shkollave

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi akuzon kreun e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se në tenderat për shkollat ka një rritje të vlerës me 10-fush në krahasim me vitin e shkuar.

“Vlera e këtij viti për ngrohjen e shkollave është rritur çuditërisht me 10-fish të vlerës së tenderit të vitit të kaluar. Megjithëse nuk dihet ende se si dhe kur do të hapen shkollat në Shqipëri, prapa skenave po luhet një lojë që ka për qëllim boshatisjen e xhepave të qytetarëve dhe pasurimin e zdromsit në Bashkinë Tiranë”, shkruan ndër të tjera Këlliçi.

Statusi i plotë:

Të gjithë shkollat në territorin e Republikës së Shqipërisë u mbyllën për shkak të situatës së pandemisë, por pavarësisht këtij fakti, Bashkia Tiranë vazhdoi të vjedhë e të japë tendera pa kuptim! Vlera e këtij viti për ngrohjen e shkollave është rritur çuditërisht me 10-fish të vlerës së tenderit të vitit të kaluar. Megjithëse nuk dihet ende se si dhe kur do të hapen shkollat në Shqipëri, prapa skenave po luhet një lojë që ka për qëllim boshatisjen e xhepave të qytetarëve dhe pasurimin e zdromsit në Bashkinë Tiranë.

Nga 51 milionë lekë që kushtonte vjet, ky tender kushton 480 milionë lekë këtë vit. Shifra marramendëse dhe të pajustifikueshme në një periudhë post-tërmet dhe post-Covid!

Të dhënat e tenderit në Open Data  https://bit.ly/3alkHA5

Të fundit