Flash News

KRYESORE

Kreu i KLP: SPAK ngrihet brenda 30 ditëve me tetë prokurorë

Kreu i KLP: SPAK ngrihet brenda 30 ditëve me tetë prokurorë

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion pritet të ngrihet brenda 30 ditëve në vijim ose brenda nëntorit të këtij viti.

Ky vendim u mor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë si propozim i Komisionit të Posaçëm, sipas kreut të KLP, Gent Ibrahimi.

Po ashtu, u aprovua nga shumica e anëtarëve që SPAK do të ngrihet me tetë prokurorë, të cilët do të emërohen nga KLP.

Më tej, pritet të hapat gara prej pesë ditësh për kreun e SPAK.

Deri tani, janë pikëzuar vetëm 8 kandidatë të cilët kanë kaluar vetting-un, nga 22 kandidatë që ishin në total.

Po ashtu, Komisioni propozon që Këshilli të autorizojë kreun e KLP të koordinojë punën me KLGJ për të marrë në mënyrë të njëkohshme vendimet përkatëse për Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë e Posaçme.

Të fundit