Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Kreu i PD-së: Asgjë nuk është normale, Rama po garanton mbrojtjen e bandave të krimit
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se asgjë nuk është normale në këtë situatë që vendi po kalon dhe se Edi Rama po lëviz në fushatë si në territor armik.
Ai në vazhdim tregoi edhe qëllimin e vërtetë të kryeministrit.
“I paaftë për të respektuar shtetin ligjor, demokracinë dhe proceset normale politike, përfshirë zgjedhjet, Edi Rama po shkon drejt votimeve njëpartiake, për të instaluar në krye të bashkive, njerëzit e kapur nga krimi njerëz të korruptuar dhe vegla të verbra të tij.
Në këtë turravrap të tij autokratik dhe kriminal, ai po rreket që të krijojë fasadën e zgjedhjeve legjitime. Po përpiqet ta paraqesë çdo gjë normale. Asgjë nuk është normale. Kjo duket nga pamja e Edi Ramës duke bërë fushatë nëpër Shqipëri, sikur të jetë duke vizituar një territori armik, i mbrojtur nga mijëra forca policore. Asgjë nuk është normale.”, tha ai
Basha shtoi se kjo duket nga retorika vulgare dhe përpjekjet e sforcuara, që kanë për qëllim t’i bëjnë njerëzit të ndihen budallenj, të ndihen të mpirë, të shpërqendruar për të kuptuar të vërtetën.
“Asgjë nuk është normale, sepse e gjitha infrastruktura kriminale e vjedhjes së zgjedhjeve është e paprekur.
Gjiknurët, Dakot, Manjat dhe drejtuesit e lartë të PS së bashku me bandat e krimit të organizuar vazhdojnë të jenë të paprekur dhe të lirë për të kërcënuar qytetarët të dalin në zgjedhjet farsë.
Si gjithmonë, Edi Rama po garanton mbrojtjen e tyre, përmes prokurorisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit që kontrollohen prej tij.” përfundoi lideri i PD-së.