Flash News

KRYESORE

Kreu i PD-së i shqetësuar për gjendjen në Prezë të Vogël

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është i shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhet zona e Prezës së Vogël. Dëmet janë të mëdha në këtë territor, ku rreth 40 shtëpi janë praktikisht të pabanueshme.

Por problem ngelet fakti sipas tij se njerëzit nuk janë sistemuar akoma të gjithë në çadra. Banorët nuk janë akoma të sqaruar se çfarë do të bëhet me banesat e tyre dhe nëse do të ketë apo jo ndihmë financiarë nga shtetit.

Basha vërejti se shumica prej tyre nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike për të të rindërtuar një shtëpi nga e para apo për të bërë rregullime të mureve të shembur e të çarë plotësisht.

“Duhet të bëhet vlerësimi. Nëse shtëpia nxirret jashtë përdorimit, financohet e gjitha. Ndihma financiare është edhe një nga qëllimet e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme”-tha ai.

Disa prej banorëve treguan se disa shtëpi ishin dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit, por prej atëherë nuk u morr asnjë masë.

Të fundit