Flash News

KRYESORE

Kreu i PD-së ka një kërkesë për të gjithë socialistët e ndershëm

Kreu i PD-së ka një kërkesë për të gjithë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u kërkon mbështetësve të Partisë Socialiste që të mos ta lënë partinë në duart e krimit. Ai u sugjeron atyre që ta braktisin Edi Ramën, që të mund të shpëtojnë nderin e tyre.

“Nga ky shesh dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri: Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, në duar te hajnave, në duart e injorantëve! Është përgjegjësia juaj ndaj vetes, por edhe ndaj Shqipërisë! Braktiseni Edi Ramën! Izolojeni Edi Ramën! Shpëtoni partinë tuaj dhe nderin tuaj, të marrë peng nga krimi, oligarkët dhe të fortët e rrugës. “ – tha Basha gjatë protestës.

Në protestën e dhjetë kombëtare, një vend të veçantë në fjalimin e liderit të opozitës ka zënë mirënjohja dhe falënderimet për çdo shqiptar.

“Vlerësime për këdo që e braktisi dhe e refuzoi regjimin e krimit më 30 qershor. “Mirënjohje për të gjithë ata që i janë bashkuar përpjekjeve të opozitës për qeverisje të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. Faleminderit që nuk u lodhët! Faleminderit që nuk u dëshpëruat asnjë çast! Bashkë ia kemi dalë! Bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Bashkë jemi një uragan politik”, deklaroi kreu i PD-së përpara protestuesve.

Të fundit