Flash News

KRYESORE

Kreu i PS përplas me makinë këmbësorin në Përrenjas, detajet nga policia

Kreu i PS përplas me makinë këmbësorin në

Një person është përplasur teksa po kalonte në anën tjetër të rrugës në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd.

Sipas të dhënave të para, makina tip ‘Mitsubishi’ drejtohej nga  Haxhi Çollaku, kryetar i degës së PS në Prrenjas.

Policia në një njoftim paraprak sqaron se i lënduari ANdrea Vreto 54 vjeç është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi u shoqërua në komisariat.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd , një mjet ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një këmbesor, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit shtetasi H.Ç, u shoqërua në Komisaritain e Policisë Librazhd, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të fundit