Flash News

KRYESORE

Kreu i ri i Komitetit Mysliman është gylenist? Gazetari Samarxhi: Bujar Spahiu, figurë e pastër

Gazetari Ferdinand Samarxhi, në rubrikën “Opinion” ne News 24, ka komentuar zgjedhjet e mbajtura për kreun e Komunitetit Mysliman. Samarxhi u shpreh se se zgjedhja e Bujar Spahiu ishte totalisht e merituar, ndërsa shprehu me bindje se kandidatët e tjerë nuk ishin në lartësinë e duhur.

“Ishte një ngjarje shumë e madhe. Komuniteti Mysliman ka një rëndësi mjaft të madhe. Unë dua të them që ishin zgjedhjet më të rëndësishme dhe  më demokratike. Zgjedhja e Bujar Spahiut në krye të të KMSH-së, ishte e merituar. Kandidatët e tjerë ishin larg. Bujar Spahiu ka qenë për shumë vite drejtues “, u shpreh Samarxhi.

I pyetur për ndërhyrje në zgjedhje, Samarxhi tha se zgjedhjet ishin mjaft demokratike, duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë kandidatin Ylli Gurra që akuzoi se zgjedhjet u morën peng nga Gylenistët dhe në krye të institucionit u vendos njeriu i tyre.

“Bujar Spahiu ka qenë figura më e pastër më e denjë. Përderisa ai zotëron një potencial të tillë, Komuniteti Mysliman do ecë me vlerat ndërkombëtare. Bujar Saphiu është me vlera të merituara. Unë do them se vetë ky proces i kryer në mënyrë transparente dhe që njerëzit shohin te Bujari një opsion për të ardhmen”, përfundoi Samarxhi.

Çfarë janë Gylenistët?

Gylenistët janë organizatë që drejtohen nga kleriku Fethullah Gylen që jeton në SHBA, pasi është në kërkim nga Turqia. Në fillim të vitit 2014, qeveria turke filloi të marrë masa kundër  lëvizjes së Gylenit, pasi kleriku i prishi marrëdhëniet me Presidentin Erdogan. Shumë ndjekës të Gylenit u akuzuan për tentativë për grusht shteti në 2016 në Turqi. Shumë prej tyre u vranë, ndërsa të tjerë u burgosën. Sot në Turqi lëvizja Gyleniste shihet si rrezik dhe Presidenti Erdogan e ka shpallur organizatë terroriste, ndërsa i ka bërë thirrje Shqipërisë, ashtu si shumë vendeve të tjera që ta luftojnë.

[caption id="attachment_254147" align="alignnone" width="715"] Bujar Spahiu[/caption]

Të fundit