Flash News

KRYESORE

“Kreu i mafias i uroi suksese 12 shërbëtorëve të rinj”, deputetja e PD ironizon vendimin e Ramës

“Kreu i mafias i uroi suksese 12 shërbëtorëve të

Deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku ka ironizuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të vendosur ish-ushtarakë në krye të prefekturave. “Nuk mbulohet dielli me shoshë”, shkruan Ulqinaku, e cila e konsideron lëvizjen e Ramës si tentativë për të shkëputur vëmendjen nga problemet e krimit dhe drogës.

“Kreu i mafias i uroi suksese 12 shërbëtorëve të rinj, me një ceremoni, ku u prezantua banda e re muzikore, e cila do të luajë tallavanë e dirigjuar nga shefi, pa u shqetësuar për shqiptarët dhe Shqipërinë”, shprehet deputetja demokrate.

Reagimi:

Nuk mbulohet Dielli me shoshë...

Akti i sotëm i kryeministrit në ikje, ishte thjesht një tentativë për të shkëputur vëmendjen nga problemet e thella me të cilat përballet vendi, nga krimi e droga.

Si fajtor i vetëm i kësaj situate të rëndë, sot ra në përsëritje të sulmeve ndaj gazetarëve me një arrogancë, e cila shfaq panikun e madh të tij dhe të atyre që e rrethojnë.

Kreu i mafias i uroi suksese 12 shërbëtorëve të rinj, me një ceremoni, ku u prezantua banda e re muzikore, e cila do të luajë tallavanë e dirigjuar nga shefi, pa u shqetësuar për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Por, ne jemi këtu, përkrah shqiptarëve të ndershëm, përballë të keqes, përballë qeverisë Rama!

Të fundit