Flash News

KRYESORE

Kreu operacionin pas hemoragjisë celebrale, Ferguson në gjendje kritike

Kreu operacionin pas hemoragjisë celebrale, Ferguson në gjendje

Ditën e djeshme, ish-trajneri legjendar i Manchester United, Alex Ferguson, kreu një ndërhyrje kirurgjikale në tru për shkak të hemoragjisë celebrale.

Mirëpo pas operacionit, duket se gjendja shëndetësore e tij nuk ka qenë aspak e mirë, madje mediat vendase raportojnë se Ferguson ndodhet në gjendje kritike.

Sipas “The Sun”, ish-tekniku i djajve të kuq ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe të gjithë po shpresojnë në rikuperimin e tij.

Ndërkohë familjarët janë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Ferguson dhe kanë kërkuar në ruajtjen maksimale të privatësisë.

Kujtojmë se ai u largua nga Manchester United në 2013-ën.

Të fundit