Flash News

KRYESORE

Kreu i OSBE-OHDIR takim me Ramën, Taylor: Diskutuam për procesin zgjedhor

Kreu i OSBE-OHDIR takim me Ramën, Taylor: Diskutuam për procesin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kreun e misionit të OSBE-OHDIR, Peter Taylor.

Mësohet se takimi mes tyre është mbajtur në selinë e PS dhe ka zgjatur 45 minuta.

Menjëherë pas takimit Taylor ka thënë se takimi ishte konfidencial dhe se gjatë takimit u diskutua mbi procesin zgjedhor.

“Ishte takim konfidencial. Me Ramën diskutuam mbi procesin zgjedhor, hapat mbi të ardhmen dhe reformën zgjedhore" tha Taylor.

 

 

Të fundit