Flash News

KRYESORE

Kreu i ri i policisë së Tiranës, pjesë e operacionit të ndërhyrjes në Lazarat

Kreu i ri i policisë së Tiranës, pjesë e operacionit të

Ditën e sotme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur një sërë lëvizjesh në kupolën e lartë të institucionit që ai drejton. Gjithashtu Veliu ka emëruar edhe pasuesin e tij në krye të policisë së Tiranës.

Kastriot Skënderi është emëruar Drejtori i ri i Policisë së Tiranës. Më herët, Skënderi ka mbajtur postin e drejtorit të policisë në Gjirokastër dhe Vlorë. Gjithashtu ai ka drejtuar policinë e Gjirokastrës gjatë ndërhyrjes në fshatin Lazarat ku humbi jetën efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha.

Pas kësaj, kësaj Kastriot Skënderi u emërua Drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit në Tiranë. Ndërkohë, në datën 24 Janar, Skënderi mori gradën ‘Drejtues i parë’.

Të fundit