Flash News

KRYESORE

Krijimi i Frontit të Bashkuar Opozitar, Berisha: Zhvillim historik për fatet e vendit

Krijimi i Frontit të Bashkuar Opozitar, Berisha: Zhvillim historik për

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbledhjen e sotme të partive opozitare si dhe vendimin e dalë nga kjo mbledhje për krijimin e Frontit të Bashkuar Opozita.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha e cilëson këtë vendim si një zhvillim historik për fatet e vendit duke shtuar se kjo është shpresa por dhe rruga e vetme për përmbysjen e Narkoshtetit.

Postimi i plotë i Berishës

Nje zhvillim historik per fatet e vendit!

Te dashur miq, partite e harkut opozitar parlamentar dhe jo parlamentar paten sot nje takimi te suksesshem, ne te cilin diskutuan provat e reja, te cilat faktojne ne menyre perfundimtare se ne Shqiperi nuk kemi te bejme me deshtimin e shtetit ne luften kunder trafiqeve por me krijimin e narkoshtetit, ne te cilin institucione, qeveri vendore, ministra dhe vet kryeministri merren vete direkt me trafikun e droges, bashkepunojne me banda, lehtesojne dhe mbulojne veprimtarine e tyre kriminale.

Krijimi i Frontit te Bashkuar Opozitar eshte nje zhvillim historik, si shpresa por dhe rruga e vetme per permbysjen e Narkoshtetit, qe me bandat zyrtare dhe jo zyrtare te narkoministrave, narkodrejtoreve te Norieges me miliardat e eurove qe disponon, kontrollon jeten, veprimtarine, voten, token, detin, ajrin e shqiptareve.

Permbysja e Narkoshtetit eshte mision historik i opozites shqiptare!

Duke pershendetur kete zhvillim te nje rendesie jetike per fatet e vendit, ju ftoj te dashur miq, ju dhe te gjithe qytetaret shqiptare, pavaresisht nga bindjet politike te mbeshtesim me te gjithe energjite tona Frontin e Bashkuar te Opozites Shqiptare ne misionin e tij historik! sb

 

Të fundit