Kalimi i tre projektligjeve në Kuvendin e Kosovës që i hapin rrugë krijimit të ushtrisë 10 vite pas shpalljes së pavarësisë, nuk janë pritur aspak mirë në Beograd.
Ish-zv/ministri i Jashtëm kosovar, Petrit Selimi publikon titujt kryesor të disa gazetave serbe, të cilat bëjnë thirrje që Beogradi të deklarojë shpalljen e luftës ndaj Prishtinës nëse themelohet ushtria.
“Mëngjes me shijen e frikës, urrejtjes dhe luftënxitjes. Tabloidet serbe e nisin ditën duke informuar publikun e tyre se “Shqiptarët duan luftë”; “Shqiptarët dhe Perëndimi do të arrestojnë mijëra serb” dhe se Serbia duhet “të deklarojë pushtimin e Kosovës nëse Kosova themelon ushtrinë”, raporton Selimi.
Vendimi për të themeluar ushtrinë e Kosovës u përshëndet jo vetëm nga liderët në Prishtinë, por edhe nga zyrtarët e lartë në Tiranë.
Discussion about this post