Flash News

KRYESORE

Krijohet “Institute Europian Pashko” në nder të Gramoz Pashkos

Krijohet “Institute Europian Pashko” në nder të Gramoz

Universiteti Europian të Tiranës ka marrë iniciativen për të krijuar “Institute Europian Pashko” për nder të profesorit të ekonomisë politike, Gramoz Pashkos. Një bord këshillimor me emra të spikatur të fushave të ndryshme, i drejtuar nga profesor Selami Xhepa do të ndihmojë në promovimin e pesë programeve për vlerat e demokracisë liberale, ekonomisë së lirë të tregut dhe europianizimin.

Profesor Xhepa tha në fjalën e tij të prezantimit se “Institute Europian Pashko” do të synojë promovimin e vlerave të lirisë në ekonomi, media në funksion të debatit publik të çështjeve që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Anëtarë të këtij bordi janë edhe deputeti socialist Ervin Bushati, gazetari Mustafa Nano, e të tjerë. 

Emri i profesor Gramoz Pashkos iu vu këtij “Institute” pas dakordësisë me familjen, për shkak se, ishte ideatori i parë i reformave ekonomike të ndërmarra pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

Të fundit