Flash News

KRYESORE

Krijohet Komiteti Shtetëror për Diasporën, anëtarët dhe funksionet

Krijohet Komiteti Shtetëror për Diasporën, anëtarët dhe

Në mbledhjen e ditës qeveria miratoi ngritjen e Komitetit Shtetëror për Diasporën. Komiteti kryesohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje të tij ka anëtarë, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme; ministrin e Brendshëm; ministrin e Financave dhe Ekonomisë; ministrin e Drejtësisë; ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë; ministrin e Kulturës; ministrin e Mjedisit dhe Turizmit; ministrin e Shtetit për Diasporën; guvernatorin e Bankës së Shqipërisë; kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe drejtorin e INSTAT-it.

Fusha e veprimtarisë së Komitetit përfshin, përgatitjen e linjave orientuese për hartimin e politikave të reja aktive dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike në fushën e diasporës;  propozimin e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për çështje që lidhen me përmirësimin e pozitës së anëtarëve të diasporës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në vendet ku jetojnë; nxitjen dhe zhvillimin e dialogut për zbatimin e strategjisë, politikave dhe legjislacionit në fushën e zhvillimit të komuniteteve të diasporës; koordinimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën si dhe mbështetjen dhe monitorimin e veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare për Diasporën.

Në vendimin e qeverisë thuhet se Komiteti mblidhet jo më pak se një herë në tre muaj dhe sa herë është e nevojshme, me kërkesë të Kryeministrit ndërkohë që në mbledhjet e tij mund të ftohen të marrin pjesë dhe përfaqësues të grupeve parlamentare, të organeve të qeverisjes qendrore e vendore apo të institucioneve të tjera, pjesëmarrja e të cilëve çmohet e vlefshme për përmbushjen e misionit.

 

 

 

Të fundit