Flash News

KRYESORE

Krijohet lazeri super i fuqishëm X për të ndriçuar sekretet e materies

Krijohet lazeri super i fuqishëm X për të ndriçuar

Lazeri më i madh në botë me rreze X (European XFEL) do të inaugurohet të premten në Gjermani duke i mundësuar shkencëtarëve të analizojnë në thellësi sekretet e materies duke shpresuar në përparime të konsiderueshme kryesisht në biologji dhe mjekësi.

Kjo pajisje shumë e sofistikuar, e mbështetur nga 11 vende, kryesisht nga Gjermani dhe Rusia, por edhe Francadhe Zvicra, shtrihet në 3,4 kilometra në periferi të Hamburgut.

Lazeri Evropian me Elektrone të Lira dhe Rreze X (X-Ray Free Electron Laser) përbëhet nga shumë tunele nëntokësore nga të cilët një prej tyre, që arrin deri në 38 metra nën tokë, ka një përshpejtues të gjatë me elektrone.

Ky lazer X mund të prodhojë deri në 27 000 blice me rreze X në sekondë. Një sasi me të vërtetë gjigante nëse krahasohet me 120 blice në sekondë që krijon një lazer i të njëjtit lloji në SHBA apo 60 blice që prodhohen nga një tjetër në Japoni.

Shkëlqimi mat numrin e fotoneve (grimca të dritës) të gjeneruara në një madhësi të caktuar vale.

Kjo pajisje është si një kamera dhe një mikroskop dhe do të mundësojë që të vërehen detajet më të vogla dhe procese asnjëherë të vazhguara ndonjëherë në botën nanometrike.

Falë shkëlqimit të tij të jashtëzakonshëm, shkencëtarët do të mund të vëzhgojnë viruset në nivel atomi, të deshifrojnë përbërjen molekulare të qelizave, të marrin imazhe në tre dimensione të botës nanometrike dhe të studiojnë procese të ngjashme me ato që ndodhin në brendësi të planeteve”, theksoi përgjegjësi i lazerit.

 

Të fundit