Flash News

KRYESORE

Krijohet Task-Forca që do kontrollojë bizneset për zbatimin e masave anti-Covid

Krijohet Task-Forca që do kontrollojë bizneset për zbatimin e

Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një sërë protokollesh për bizneset e njësitë tregtare, ku përcaktohen masa të rrepta për parandalimin e Covid-19. Këto masa përfshijnë nga kontrollin e punonjësve për situatën shëndetësore në pastërtinë e rreptë në ambientet e punës, distancat, mënyrën si vendosen punonjësit në autobus etj.

Me qëllim garantimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë në kuadër epidemisë të shkaktuar nga COVID-19, Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile ka vendosur Krijimin e Task-Forcës, si një strukturë të posaçme të përkohshme.

Kjo Task Forcë do të ketë si qëllim për garantimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë në njësitë tregtare të lejuara të ushtrojnë aktivitetin për periudhën e epidemisë së shkaktuar nga COVID19.

Task-Forca kryesohet nga Kryeministri dhe në përbërje ka këta anëtarë:

– ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

-ministrin e Brendshëm;

-ministrin e Drejtësisë;

-ministrin e Shtetit për Rindërtimin;

-ministrin e Financave dhe Ekonomisë;

-ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

-ministrin e Turizmit dhe Mjedisit;

-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Task-Forca ka si mision garantimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë në njësitë tregtare të lejuara të ushtrojnë aktivitetin për periudhën e epidemisë së shkaktuar nga COVID19.

Pranë Task-Forcës funksionon Njësia Operacionale, e cila drejtohet nga Kabineti i Kryeministrit dhe në përbërje ka përfaqësues nga:

-Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;

-Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;

-Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor;

-Inspektorati i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore;

-Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut;

-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;

-Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Njësia Operacionale e Task-Forcës është përgjegjëse për kontrollin në terren për garantimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë në njësitë tregtare të lejuara të ushtrojnë aktivitetin për periudhën e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19. Monitor

Të fundit