Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Do krijojmë kushte për dialog me opozitën”, Rama: Jemi një hap larg çeljes së negociatave
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm është shprehur tejet optimist për çeljen enegociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
Teksa u shpreh se gjatë takimeve në Davos, zyrtarët e huaj kanë shprehur mbështetje ndaj Shqipërisë, Rama thekson se do të krijohen kushte për dialog me opozitën.
"Opozita ka të drejtën e vet të ketë një kalendar dhe axhendë që nuk përputhet me fokusin 100% që klasa politike të ketë në këtë proces. Dialogu zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar, publik, të përbashkët, e nëse në temën e drejtësisë opozita ka qenë në një pozicion anti-historik kjo është një përgjegjësi e saj, por shpresoj dhe uroj që temën e reformës zgjedhore të ketë dialog, proces dhe një sens urgjence nga palët për të mos i lënë cështjet e reformës zgjedhore për momentin e fundit. Jemi të hapur dhe të gatshëm që edhe në tema të tjera që opozita të kërkojë dialog dhe mirëkuptim të mos jetë shumica jonë problemi”, u shpreh kryeministri Edi Rama.