Flash News

KRYESORE

Krim makabër në Gjermani, shqiptari xheloz vret gruan me thikë

Krim makabër në Gjermani, shqiptari xheloz vret gruan me thikë

Një shqiptar i Kosovës është kthyer në lajmin e ditës në Gjermani për keq. 44-vjeçari raportohet se ka vrarë gruan e tij 33 vjeç në zonën Hrilbronn. Mediet gjermane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motivie zhelozie dhe burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.

Ai ka goditur disa herë me radhë gruan e tij duke e lënë të vdesë në vend nga plagët në trup. Çifti kishte 7 fëmijë dhe krimi ndodhi në apartamentin e tyre. Burri i shtëpisë, inicialet e së cilit nuk bëhen të ditura, është paraqitur në Polici pas veprës së kryer.

Uniformat blu kanë bërë arrestimin dhe kanë shkuar në shtëpi për të marrë trupin e fatkeqes. Kosovari nuk ka bërë aspak rezistencë në momentin që është arrestuar. Policia përjashton që krimi të ketë ndodhur nën efektin e pijeve narkotike apo alkoolit.

Të fundit