Flash News

KRYESORE

Krim në familje, 63-vjeçari vret gruan me sende të forta

Krim në familje, 63-vjeçari vret gruan me sende të forta

Zbardhet ngjarja e mëngjesit të sotëm në Tepelenë, ku një 53-vjeçare u gjet e pajetë në banesë nga familjarët e saj.

Policia njofton se autor i vrasjes me sende të forta të Antoneta Hoxha është bashkëshorti i saj S.H., 63 vjeç.

“Pas njoftimit të marrë se shtetasja A.H., banuese në fshatin Vagalat, Bashkia Memaliaj, u gjet nga familjarët e pajetë në banesë, me dëmtime në kokë, menjëherë u ngrit grupi hetimor ku në bashkëpunim Prokurorinë kryen veprimet e para procedurale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër bënë arrestimi në flagrancë të shtetasit S.H., 63 vjeç, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen A.H., 53 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit