Flash News

KRYESORE

Krim në familje, djali vret babain me sëpatë në pyll

Krim në familje, djali vret babain me sëpatë në pyll

Një krim në familje trondit zonën e Memaliajt.

Djali ka vrarë babain me sëpatë. Sipas të dhënave të para nga policia, Arjan Shahaj 35 vjeç ka goditur disa herë të atin, Iljaz Shahaj në pyll me sëpatë,  duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Ngjarjen e rëndë e ka njoftuar te autoritetet e policisë, kryeplaku i fshatit. Dyshohet se autori, djali i viktimës vuan nga problemet mendore.

Pas krimit, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij.

Më herët, në vitin 2003, 35-vjeçari kishte tentuar të vriste edhe nënën e tij, ndërsa pak kohë më parë edhe kushëririn.

Të fundit