Flash News

KRYESORE

Krim në familje, djali vret babain dhe nënën në Durrës

Krim në familje, djali vret babain dhe nënën në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës rreth orës 05:30 ku djali ka vrarë me armë babin dhe nënën.

Burime të policisë bëjnë me dije se krimi ka ndodhur në Xhafzotaj. Dyshohet se autori, Leo Nika është me probleme mendore dhe në momentin e arrestimit ka qenë i dehur.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Dyshohet se autor është djali I tyre, shtetasi L.N. I cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.

Të fundit