Flash News

KRYESORE

Krim në familje në Koplik, burri vret gruan

Krim në familje në Koplik, burri vret gruan

Krimi godet sërish në familje. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku pas një sherri në familje, burri ka goditur me sende të forta gruan duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po kryen hetime për krimin.

Viktima është Lumturie Bajrakurti, ndërsa autori është Ylber Bajrakurti, i cili është arrestuar menjëherë nga policia.

Ylber Bajrakurti 42 vjeç sipas policisë së Shkodrës kishte probleme dhe trajtohej si i sëmurë mendor, ndërsa shkak i sherrit ishte bërë xhelozia në

çift. Pas konfliktit 42 vjeçari masakroi gruan me sëpatë në oborrin e banesës.

Çifti kishte dy fëmijë, ndërsa në momentin e vrasjes asnjëri nuk ka qenë i pranishëm. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, por ishte tepër vonë, pasi gruaja kishte ndërruar jetë.

Të fundit