Flash News

KRYESORE

Krim në familje, pas babait, humb jetën dhe nëna e Mirald Metallarit

Krim në familje, pas babait, humb jetën dhe nëna e Mirald

Ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e 24 korrikut në Bathore, ku Mirald Metallari pas një sherri për një mur betoni qëlloi me armë zjarri duke lënë të vdekur të atin e tij, Myftarin dhe plagosi të ëmën e tij Nurien, ka marrë përmasa të rënda ditën e sotme.

Nëna e Miraldit, Nurie Metallari, 47 vjeçe ndërhyri për të shuar sherrin, por mbeti e plagosur nga i biri dhe sot për fat të keq ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Informaçioni zyrtar nga Policia:

Në lidhje me ngjarjen e datës 24.07.2017 , ku shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, për shkak të një konflikti të çastit, për motive banale qëlloi mbi të atin shtetasin M.M.,62 vjeç, punonjës poliçie, duke e lënë të vrarë dhe plagosi të ëmën, shtetasen Nurie Metallari 47 vjeçe, ju bëjmë me dije se : Sot më datë 04.08.2017, rreth orës 08:00, ka ndëruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasia N.M., 47 vjeçe. Shtetasi Mirald Metallari është arrestuar dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të tij për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/ç i Kodit Penal.

Të fundit