Flash News

KRYESORE

Krim në Lushnje, 45-vjeçari qëllon me thikë gruan dhe djalin

Krim në Lushnje, 45-vjeçari qëllon me thikë gruan dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda familjes në Dushk të Lushnjes. Një burrë ka qëlluar me thikë, bashkëshorten e tij dhe djalin 18 vjeçar.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në familjen e Shpresim Gj.

45 vjeçari ka qëlluar me thikë gruan dhe djalin e tij, duke i lënë të plagosur. Gruaja me inicialet M. Gj,. 43 vjeçe dhe djali 18 vjeç janë dërguar në spital, ndërsa 45-vjeçari është vënë në prangat e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje".

 

Të fundit