Flash News

KRYESORE

Krimet e komunizmit, arkivë online për viktimat dhe përgjegjësit e krimeve

Përmes një konference ndërkombëtare, “Zbardhja e krimeve të komunizmit në epokën dixhitale” është publikuar sot në Tiranë një arkivë online për viktimat e komunizmit, kujto.al. Mëse 50 mijë viktima të komunizmit do të ketë një profil në këtë platformë me informacionin zyrtar për vuajtjen e tyre. Fondacioni Kujto ka ngritur një staf i cili pret nga të gjithë të interesuarit që të plotësojnë me informacionin vuajtjen e të afërmve të tyre.

Ndërkohë, fondacioni Kujto do të publikojnë online dokumente dhe dëshmi që zbërthejnë krimet e komunizmit si dhe emrat e përgjegjësve të këtyre krimeve. “Kujto.al është e para iniciativë e këtij lloji në Shqipëri. Rreth 50 mijë viktima të komunizmit kanë një profil të krijuar nga informacioni zyrtar. Por falë teknologjisë, historia e çdo viktime dhe familje që ka vuajtur në diktaturë do të plotësohet çdo ditë. Tashmë për të kaluarën dhe vuajtjen e shqiptarëve në diktaturë, nuk do të angazhohen vetëm studiuesit apo institucione, por i gjithë publiku i cili ka platformën për të dërguar çdo rrëfim, dokument, fotografi, fakt apo ngjarje që ajo të tregohet e mësohet nga të gjithë”, tha studiesi Erald Kapri në hapjen e konferencës ndërkombëtare.

Kjo iniciativë është ideuar dhe mbështetur nga sipërmarrësi dhe deputeti Agron Shehaj. Një grup të rinjsh, studiesisht, gazetarësh dhe kineastësh janë angazhuar që të përpunojnë informacion mbi të kaluarën. Sot u shfaq dokumentari “Pasqyrë e thyer; Spaçi”, prodhimi i parë i fondacionit Kujdo i cili do të xhirojë dhjetëra dokumentarë të tjera tematikë për krimet e komunizmit.

Në konferencën ndërkombëtare janë pjesëmarrës edhe deputeti i njohur çek Pavel Zacek, ish drejtori i institutit të Studimeve të Regjimeve Totalitare dhe Arkivave në Çeki si dhe akademikja e njohur amerikane Lori Amy.

Të fundit