Flash News

KRYESORE

Krimet e Rënda bëjnë gati dosjet, këto janë disa nga çështjet që do hetojë SPAK

Krimet e Rënda bëjnë gati dosjet, këto janë disa nga

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur nga puna për të përgatitur të gjitha dosjet të cilat do t’u transferohen për t’u hetuar prokurorëve të SPAK-ut. Janë 170 dosje që do të kalojnë në “Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, nga 590 në total.

SPAK pritet që të ngrihet shpejt, e nisur nga kjo drejtoresha e Komanduar e Prokurorisë për Krimet e Rënda Donika Prela mblodhi vartësit për të bërë inventarin e dosjeve të cilat do të transferohen.

Disa nga dosjet që më të nxehta dhe që priten të hetohen nga SPAK-u janë: dosja 339 ku u goditën 4 grupe kriminale midis tyre edhe Avdylajt e Shijakut, i përfshirë edhe ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, raporton Abc news.

Një tjetër është ish dosja 184, me numër të ri 385, ku po hetohet shitblerja e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër.

Të tjera dosje janë trafikimi i 137 kilogramëve kokainë të kapura pak kohë më parë në portin e Durrësit, çështja e ndarë për sasinë rekord prej 613 kg kokainë të kapur ndonjëherë në vendin tonë prej, dosja e grupit Kriminal të Bajrajve të Shkodrës, vrasja e avokatit të Emiljano Shullazit në qytetin e Elbasanit Ravik Gurra, çështje për të cilën hetimet kanë ngecur në vend.

Dosje problematike që ende nuk janë hetuar janë ato për Suel Çelën, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentative ndaj shefit të policisë në Elbasan Gjergji Oshafi, dosja për grupin e Habilajve.

Më datë 25, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) në mbledhjen e radhës do të diskutojë ngritjen e SPAK-ut. Aktualisht, 8 prokurorë e kanë kaluar vetingun për SPAK.

Të fundit