Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Krimet e Rënda heqin dorë nga dosja ‘184’, ia dërgon për hetim Prokurorisë së Dibrës
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskopetencën dhe ka hequr dorë përfundimisht nga dosja e bujshme ‘184’.
Sipas ‘news 24’, dosja i ka kaluar për shqyrtim prej një muaji Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Dibër, me argumentin se nuk bëhet fjalë për për një grup të strukturuar kriminal.
Kujtojmë se përgjimet e kësaj dosje u bënë publike nga gazeta gjermane ‘Bild’ dhe ka nën hetim zyrtarë të lartë të PS në Dibër, të cilët diskutojnë për shitblerje votash në zgjedhjet e pjesshme në shtator 2016.
Ndonëse dosja ka kaluar në organin e akuzës në Dibër prej një muaji, ende nuk është përcaktuar prokurori i çështjes.
Aktualisht, ushtrojnë detyrën tre prokurorë, por drejtuesja e këtij organi përjashtohet automatikisht pasi ka konflikt interesi me njërin nga personat nën hetim.