Flash News

KRYESORE

Krimet e Rënda lënë në burg Klement Balilin, avokati: Nuk ka prova që e implikojnë

Krimet e Rënda lënë në burg Klement Balilin, avokati: Nuk ka

Ka përfunduar seanca gjyqësore me dyer të mbyllura për Klement Balilin, ndërsa është lënë në fuqi masa e arrestit me burg deri në përfundim të gjykimit.

Avokati i Balilit është shprehur se nuk ka prova që implikojnë klientin e tij në trafik droge, ndërsa tha se vete Balili i ka mohuar akuzat.

“Bëhet fjalë për një rast të trafikut të drogës, por prokuroria nuk ka prova që e implikojnë. Në seancën paraprake do mbajmë qëndrimin tonë në lidhje me provat e organit të akuzës”, shprehet avokati Theodhori Sollaku.

Balili akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Të fundit