Flash News

KRYESORE

Krimet e Rënda lënë në burg Shkëlqim Mirin, avokati i justifikon pasurinë: Do përdoreshin për sëmundjen e gruas së tij

Krimet e Rënda lënë në burg Shkëlqim Mirin, avokati i

Gjykata e Krimeve të rënda la në burg Shkëlqim Mirin. Avokati i tij, Ardian Visha në një deklaratë për median u shpreh se kjo nuk është e drejtë pasi nuk ka prova të mjaftueshme për ta lënë në burg.

“Nuk ka prova të mjaftueshme për ta lënë në “arrest me burg”. Ai ka qenë tre herë në komisariat dhe po të donte të largtohej do ta bënte, kështu që nuk ishte e pranueshme të jepej kjo masë sigurie e kërkuar nga prokuroria”, u shpreh avokati Visha.  

Ai ka sqaruar median se kjo masë sigurie është e padrejtë dhe se paratë e gjetura nga policia në dhomën e gjumit, në apartamentin e gjyqtarit të gjykatës së Apelit në Tiranë janë të justifikuara.

Sipas avokatit Visha, paratë në lekë ishin të tijat dhe i kishte mbledhur nga kursimet (mbi 10 milionë  lekë), ndërsa rreth 180 mijë euro dhe 1 mijë dollarë ishin të një të afërmi të tij të largët me të cilin do të kryente një veprim kontrator, të provuar edhe nga noterja, por u mbajtën në banesë pasi u pa e domosdoshme për t'i përdorur për arsye shëndetësore të gruas së gjyqtarit. 

“Paratë kanë justifikim të karakterit burimor të ligjshëm, kanë një zot, dhe ai është i ligjshëm. Një pjesë jana paratë e familjes, edhe ata i kanë sekuestruar duke lënë kështu pa asnjë monedhë gruan me tre fëmijët. Paratë e tjera ka të dhëna për një veprim kontrator të provuar nga noterja, por për shkak të ndryshimit të blerjes civile do përdoreshin për kurimin e gruas së gjyqtarit Miri”, u shpreh para gazetarëve Visha. 

Shkëlqim Miri u arrestua nga policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda mëngjesin e së premtes në banesën e tij. Pas një kontrolli në banesë atij iu gjetën mbi 300 milionë lekë në euro, dollarë dhe lekë.

Të fundit