Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Krimet e Rënda letër porosi Greqisë, dyshohet për takim mes Tahirit dhe Artan Habilajt në një restorant në Korfuz
Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një letër porosi autoriteteve greke sa i takon mbledhjes së informacioneve sa i takon çështjes Habilaj. Letër porosia është dërguar pak kohë më parë, duke ju referuar hyrje-daljeve të Tahirit në shtetin grek në kohën kur ishte ministër i Brendshëm.
Politiko.al ka mësuar se Prokuroria ka dyshime për një takim të zhvilluar mes Tahirit dhe Artan Habilajt në një restorant në Korfuz. Takimi dyshohet se është mbajtur rreth datës 10 gusht të 2014-ës. Prokuroria ka kërkuar ti vihen në dispozicion pamjet e kamerave të restorantit por edhe faturat e pagesave të kryera.
Ndërkohë më herët, Prokuroria e Krimeve të Rënda i dërgoi një letër porosi prokurorisë së Katanias e cila është edhe prokuroria e cila ka nisur hetimet sa i takon çështjes Habilaj.