Flash News

KRYESORE

Krimet e Rënda nisin hetimet për pasurinë e Shullazit dhe grupit të tij

Krimet e Rënda nisin hetimet për pasurinë e Shullazit dhe grupit

Ndaj Emiljano Shullazit dhe shokëve të tij është vendosur data 10 maj si dita kur do të çelet procesi për një sërë akuzash. Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon të kërkojë të dhëna shtesë ndaj pesë të dyshuarve, që të gjithë ata në lidhje familjare dhe shoqërore me njëri tjetrin.

Një burim i shpjegoi Top Channel se ndaj pesë të akuzuarve ka nisur edhe hetimi pasuror bazuar në ligjin Antimafia, përderisa të akuzuarit do të dalin para drejtësisë edhe për veprën e grupit të strukturuar kriminal.

Në vijim të llogarive të hapura ndaj Shullazit, prokurorët e Krimeve të Rënda u kanë kërkuar informacion bankave në vend, por edhe institucioneve të ndryshme, për t’u bindur dhe për të hetuar nëse 39­ vjeçari posedon pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Nëse konfirmohet që Shullazi ka llogari bankare, apo asete të pajustifikuara, siç shprehen hetuesit, do të kërkohet sekuestrimi i tyre si pasuri të formuara përmes krimit.

E njëjta procedurë është ndjekur nga grupi i hetimit edhe për të dyshuarit Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Qyqa dhe Endri Zelan, që të gjithë ata të paraburgosur si pjesë e të njëjtës dosje. Por ai që shikohet si kryesuesi i grupit është Emiljano Shullazi, mbi të cilin rëndojnë nëntë akuza, që nga kanosjet deri tek gjobëvëniet.

Të fundit