Flash News

KRYESORE

Krimet e Rënda nuk i ‘ndahen’ Tahirit, Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës

Krimet e Rënda nuk i ‘ndahen’ Tahirit, Prokuroria ankimon

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahriri. Kjo kërkesë e Prokurorisë ka ardhur një ditë pasi ministri Tahiri ankimoi vendimin e Gjykatës që e shpalli atë fajtor për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

Prokuroria ka ankimuar gjithashtu edhe vendimin për ish drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Kujtojmë se Tahiri rrezikonte dënimin me 12 vjet heqje lirie, pasi ndaj tij rëndonin akuza të forta si ‘trafik droge në bashkëpunim’ dhe ‘grup i strukturuar kriminal’. Hetimet nisën në nëntor të 2017-së dhe dy vite më vonë Gjykata e Krimeve të Rënda i rrëzoi këto akuza, duke ngritur një të re, atë për shpërdorim detyre.

Ish ministri i Brendshëm u dënua me 5 vjet dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim u konvertua nëe 3.4 vjet burg, që u konvertua në 3 vjet shërbim prove.

Të fundit