Flash News

KRYESORE

Krimet e Rënda transferojnë një tjetër dosje të ‘nxehtë’ pas 184, shpallin moskompetencë

Krimet e Rënda transferojnë një tjetër dosje të

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka transferuar një tjetër dosje të rëndësishme pas asaj 184.

Bëhet fjalë për dosjen e biznesmenit Orest Sota, e cila është trasferuar në prokurorinë e Elbasanit.

Sipas News 24 arsyet e këstij transferimi kanë të bëjnë sërish me moskompetencën.

Krimet e Rënda konfirmuan faktin se ky institucion ka shpallur moskompetencën për hetimin, me argumentin se veprat penale, nuk janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Mësohet se hetimet e mëtejshme për Orest Sotën do të vijohen nga prokuroria e Elbasanit, me akuzat e “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave”.

Prokuroria e Përgjithshme ka thënë se dosja është transferuar, por nuk ka dhënë shpjegime të mëtejshme.

Biznesmeni Orest Sota, u arrestua në Elbasan më shumë se një vit e gjysmë më parë dhe në makinën e tij u gjetën një shumë prej 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm.

Pas caktimit të masës “burg me arrest” nga prokuroria e Elbasanit, çështja u transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi dyshohej se paratë që iu gjetën në makinë mund të ishin të ish ministrit të Brendshëm.

Ndonëse hetimet vijuan biznesmeni u la i lirë dhe dosja e tij u veçua në momentin kur prorkuroria përfundoi hetimet për ish-ministrin Tahiri dhe tre ish-zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës.

Të fundit