KRYESORE

Krimi i dyfishtë në Vlorë/ Kush është “Çipuri”, anëtar i bandës së Gaxhait, sot i mbijetoi atentatit të dytë

Krimi i dyfishtë në Vlorë/ Kush është

Pjesë e atentatit ku mbetën të vdekur dy persona ishte edhe Armando Sulejmani. Ai mbeti i plagosur dhe është jashtë rrezikut në spitalin e Vlorës.

Por, Armando Sulejmani nuk është një emër aspak i panjohur për organet e drejtësisë. Ai njihet me nofkën “Çipuri” dhe cilësohet si anëtar i bandës së Gaxhait.

Po ashtu, kujtojmë se në maj të 2016-ës i ka mbijetuar një tjetër atentati në lagjen Pavarësia në Vlorë, ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre. Ngjarja ndodhi pak muaj pasi kishte dalë nga burgu. Ai ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje.

Policia dyshonte se ngjarja kishte ndodhur për larje hesapesh dhe se kishte lidhje me vrasjet e kryera nga Armando Sulejmani në të shkuarën e tij. Fillimisht Sulejmani u dënua me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa Gjykata e Lartë e lehtësoi duke e dënuar me 16 vite burg. Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, akuzë për të cilën u dënua fillimisht me 20 vite burg.

Ndërkohë, dy viktimat e  atentatit të sotëm janë identifikuar si Orest Rexho, i cili rezulton kunati i Sulejmanit dhe Arjan Hasani i cili ishte shoku i të plagosurit.

Ditari politik

Të fundit