Flash News

KRYESORE

Krimi jashtë kontrollit, Basha lë të hapur mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka lënë të hapur mundësinë që në Shqipëri të rikthehet dënimi me vdekje.

Gjatë vizitës që zhvilloi te familjarët e tre viktimave të sulmit me armë në fshatin Shlli të Matit, Basha u pyet nga gazetarët për këtë çështje.

“Kjo është një çështje që u takon qytetarëve shqiptarë, unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t'ja shtroj popullit shqiptar, qoftë edhe si referendum, momentin që Partia Demokratike do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin”, deklaroi Basha.

Situata kriminale në vend është pothuajse jashtë kontrollit, me vrasje dhe plagosje që raportohen çdo ditë në të gjitha qytetet. Gjithsesi, mundësia e rikthimit të dënimit me vdekje është e vështirë për Shqipërinë për shkak të konventave ndërkombëtare që shteti ynë ka nënshkruar.

Dënimi i fundit me vdekje i regjistruar në Shqipëri është ai i vitit 1992 në Fier, ku dy vëllezër u varën në mes të qytetit pasi kishin vrarë gjatë grabitjes së një banese, 5 pjestarët e familjes, përfshi një foshnje.

Të fundit