Flash News

KRYESORE

Krimi jashtë kontrollit, tjetër atentat pas mesnate në Krujë

Krimi jashtë kontrollit, tjetër atentat pas mesnate në Krujë

Një tjetër ngjarje kriminale është shënuar orët e fundit në Krujë, ku një automjet ka rënë pre e një atentati me armë zjarri.

Rreth orës 01:10 pas mesnate në fshatin Bilaj, në Krujë persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ‘Benz’.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa mjeti drejtohej nga shtetasi B.H.

“Më datë 06.09.2018, rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ‘Benz’, i cili drejtohej nga shtetasi B.H.

Nuk ka lëndime në njerëz. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Ditët e fundit, opozita ka denoncuar vazhdimisht krimin e shtuar, kryesisht në veri të vendit. Kujtojmë se në Shkodër, janë kryer 6 vrasje dhe dy rrëmbime, deri tani pa autorë.

Po ashtu edhe në Mamurras dy persona gjetën vdekjen dy ditë më parë, ndërsa dje një tjetër në Memaliaj u qëllua me snajper për vdekje, pasi dyshohet se denoncoi parcelat me hashash.

Të fundit