Flash News

KRYESORE

Krimi jashtë kontrollit, Xhafaj mbrohet me statistika: Ne do bëjmë luftë pa kompromis

Krimi jashtë kontrollit, Xhafaj mbrohet me statistika: Ne do

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka nisur këtë sesion parlamentar duke u mbrojtur nga akuzat e opozitës dhe qytetarëve se krimi në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit. Xhafaj lexoi disa statistika që sipas tij tregojnë se vrasjet në vend kanë pësuar ulje.

Ministri tha se “opozita ka zgjedhur një kauzë të gabuar”, ndërsa u shpreh se në luftën ndaj krimit nuk do të ketë kompromis. Xhafaj tha se tani do të shënohen rezultate në luftën kundër bandave kriminale.

“Kjo nuk ështët çështje statistikore, jam i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm për këto ngjarje. Kemi bërë në pak muaj një skanim të plotë dhe profil të qartë të tyre. Kemi goditur një pjesë të konsiderueshme të grupeve kriminale në saj të provae dhe punës intensive. Do të goditen edhe të tjerë. Ne do të bëjmë luftë pa kompromis me këto grupe dhe do fillojmë të shënojmë rezultate”, tha Xhafaj nga foltorja e Kuvendit.

Mbledhja në Shkodër/ Lulzim Basha flet për situatën alarmante: Rama dhe Xhafaj kanë fuqi vetëm në letër, territori kontrollohet nga bandat

Parlamenti nis punën pa opozitën, Taulant Balla: Krimi në Shkodër më keq në kohën e PD

Të fundit