Flash News

KRYESORE

Krimi në Durrës, flasin fqinjët: Si e gjetëm të vrarë çiftin e bashkëshortëve

Krimi në Durrës, flasin fqinjët: Si e gjetëm të

Autori që vrau nënën dhe babain në Xhafzotaj të Durrësit ende nuk ka treguar për krimin e bërë mëngjesin e sotëm. Policia thotë se ai ndodhet në gjendje shoku. Ishte ora 07:55 minuta e kësaj të enjteje kur policia u njoftua për një krim të dyshtë në familje. Leo Nika 29 vjeç, për motive ende të paqarta kishte qëlluar me çifte mbi nënën dhe babain e tij duke i lënë të vdekur në vend.

Krimi i rëndë ndodhi në Xhafzotaj të Durrësit në banesën ku jetonin autori, dy bashkëshortët Ali dhe Junije Nika përkatësisht të moshave 70 dhe 66 vjeç. Autori pas krimit nuk u largua nga vendi i ngjarjes. Ai e priti policinë në oborrin e banesës. Trupat e pajetë të viktimave u gjetën larg njëri-tjetrit. E babait viktimë në dhomë, kurse e nënës pranë derës. Kjo për ekspertët tregon që autori para se të kryente krimin është përfshire në një debat. Nga hetimet e para dyshohet qe autori i martuar me një fëmijë, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe në momentin e arrestimit ka qenë i dehur. Ai kishte sjellje të paqëndrueshme. Autori i krimit të rëndë ndodhet në komisariatin e policisë ku vazhdimisht merret në pyetje për të sqaruar rrethanat. Por hetuesit tregojnë se ai nuk ka dhënë detaje, pasi ende ndodhet në një gjendje shoku./ABCNews

Të fundit