Flash News

KRYESORE

Krimi në kohë pandemie, pesë viktima në tri ditë në Durrës, Lezhë dhe Vlorë

Rikthehet krimi në vend, edhe pse në kohë pandemie, shoqëruar me masa kufizuese.

Vetëm në tri ditët e fundit, janë shënuar pesë viktima, por edhe një sërë plagosjesh.

Sot, një 60-vjeçar humbi jetën në spitalin e Vlorës, pasi u konfliktua me sende të forta me fqinjin e tij pranë një karburanti në lagjen “11 Janari”, sipas policisë për motive pronësie.

Po për të njëjtin shkak, dy persona, mes tyre edhe një rapsod, u vranë me armë zjarri mesditën e së hënës në Lezhë.

Dje, policia zbardhi dinamikën e ngjarjes dhe vuri në pranga autorin e krimit, një banorë i zonës.

Në të njëjtën ditë, dy vëllezër nga Puka u vranë në atentat me armë zjarri pranë tregut të makinave në zonën e ShënVlashit në Durrës.  Ata po udhëtonin me një automjet tip Volksëagen Golf, kur u qëlluan me breshëri automatiku nga autorë ende të paidentifikuar.

Deri tani, pista kryesore e hetimit është ajo e larjes se hesapeve për shkak të një konflikti që lidhet me shlyerjen e një borxhi.

https://politiko.al/plagoset-me-thike-23-vjecari-te-myslym-shyri-arrestohen-dy-te-rinj/

https://politiko.al/plagosja-e-rende-ne-shkoder-policia-arreston-autorin-ne-kohe-rekord/

Të fundit