Ndonëse statistikat e ministrisë së Brendshme tregojnë se kriminaliteti dhe numri i vrasjes kanë patur tendencë ulje, në fakt realiteti duket krejt ndryshe.
Vetëm 24 orët e fundit, në Tiranë dhe në Mat janë shënuar pesë raste vrasjesh.
Vrasja e trefishtë në Mat
Pasditen e djeshme, Kujtim Koxha ekzekutoi me armë zjarri tre punonjës të bashkisë së Matit dhe plagosi një tjetër, ndërsa këta të fundit po hanin drekën në një lokal aty pranë.
Të vdekur mbetën Mentor Hoxha, Erzen Alija dhe Hamit Buçi, ndërsa një orë pas ngjarjes autori Koxha u arrestua nga policia.
Autori rezultoi se ishte një person me precedent të mëparshëm penal, aktualisht kreu i PS dhe kryeplak i zonës.
Vritet një vajzë 13-vjeçare
Një 13-vjeçare në Tiranë është vrarë pasdite e djeshme, ngjarje e ndodhur në rrugën ‘Niko Avrami’ pranë Bregut të Lumit në kryeqytet.
Mësohet se 13 vjeçarja K. Brahja është transportuar në spital nga babai i saj, Xhevat Brahja, ndërkohë që brenda në banesë kur ndodhi ngjarja raportohet se kanë qenë nëna e viktimës, i vëllai dhe nusja e tij.
Ka qenë babai, ai i cili ka gjetur vajzën të mbuluar në gjak dhe e ka transportuar menjëherë drejt spitalit, por pa mundur të shpëtojë 13 vjeçaren. Fillimisht është dyshuar se adoleshentja është vrarë me mjet prerës, por pas kontrollit nga mjekët raportohet se plagët janë shkaktuar nga një person tjetër.
Dyshimet e para deri tani kanë rënë mbi nënën e vazjës.
Vritet i riu në Kombinat
Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhu në orët e vona të natës së mbrëmshme në Tiranë.
30-vjeçari Holti Hajdari u qëllua disa herë me thikë, pranë banesës së tij në Kombinat. Për pasojë, ai gjeti vdekjen sot në mëngjes.
Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa motivet janë ende të paqarta.
Discussion about this post