Flash News

KRYESORE

Krimi i organizuar, superaksioni i policisë në Elbasan, jo vetëm për makinat luksoze

Krimi i organizuar, superaksioni i policisë në Elbasan, jo vetëm

Superaksioni i disa ditëve më parë në Elbasan, apo në Durrës e Fier nuk është bërë thjesht vetëm për makniat luksoze, por edhe për të luftuar krimin e organizuar, drogën e trafiqet e ndryshme, në të gjitha nivelet. Drejtori i përgjithshëm i sigurisë publike të Policisë, Altin Qato, ishte i ftuar në panelin e emisionit "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu në një diskutim mbi temën e krimit të organizuar. Ai ka sqaruar se njerëzit kanë perceptuar një ide te gabuar sikur ka filluar vetëm një operacion me qëllim bllokimin e makinave të luksit në vend, kryesisht pas përplasjes që ndodhi në tregun ushqimor Elbasan, ku makina e biznesmenit Agron Cela goditi makinën e policisë.

Por ai ka shtuar se policia duhet të parandalojë dhe të godasë krimin si dhe asetet që sjellin këto lloj veprimtarish. Për vitin 2017-2020 ështe caktuar dhe plani i veprimit në nivel kombëtar të luftës së kanabisit. Ky fakt ka ndikuar në  vënien në fokus të masave për parandalimim e veprave kriminale.

Policia ditët e fundit ka zhvilluar aksione në mbarë vendin, në Elbasan, Vlorë, Sarandë, Fier dhe kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako është shprehur se ky operacion do të godasë grupet që kanë rrezikshmëri te lartë si dhe do të luftojë krimin e organizuar.

Të fundit