Flash News

KRYESORE

Krimi zgjedhor, publikohet raporti me rastet e pandëshkuara

Drejtori i projektit INFOCIP, Gerti Shella i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora publikoi raportin e monitorimit 2 vjeçar të krimit zgjedhor tha se për asnjë krim zgjedhor nuk është vënë drejtësi dhe pse kanë qenë të shumta.

"Marrëveshja e 18 majit mes Ramës dhe Bashës ndryshoi kodin penal, ligjin për mediat dhe ligjin për partitë politike. Nga 22 maji kur në Kuvend u votua me konsensus Kodi penal nuk kemi më kundravajtje administrative për dikë që shkel këto figura të kodit penal, por kemi burgim. Ne vendosëm të dokumentonim në kohën e fushatës elektorale, në ditën e zgjedhjeve dhe në kohë e post fushatës atë që u denoncua nga subjektet elekotrale dhe atë që u denoncua nga ministrat teknikë, nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe atë që u publikua si raport nga KQZ. Nga ky moment ne targetuam në moitorimin tonë Prokurorinë e Përgjithshme për të kuptuar që nga ato që ishin vepër penale dhe preknin sistemin e zgjedhjeve sa mundi vetë prokuroria të hetojë”, tha Shella ndër të tjera.

Më poshtë grafiku me rastet në të gjitha qarqet:

Të fundit