Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Kriminaliteti në Tiranë, në 6 muaj janë grabitur 163 banesa dhe 34 lokale
Nga analiza e brendshme e policisë së Tiranës për 6 muajt e këtij viti evidentohen dy fenomene shqetësuese sa i takon kriminalitetit. Bëhet fjalë për vjedhjet e banesave dhe vjedhjet e automjeteve.
Megjithëse ka një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 163 shtëpi private ose apartamente në kryeqytet kanë rënë pre e hajdutëve nga janari deri në qershor.
Por korriku dhe gushti, kur qytetarët lënë banesat dhe i drejtohen bregdetit për pushime, janë muajt kur shtohen edhe rastet e vjedhjeve ndaj duhet treguar kujdes.
Ndaj nëse keni planifikuar të shkoni me pushime, mos harroni të siguroni mirë shtëpinë tuaj. Mos nxirrni informacion në rrjetet sociale që tregon largimin nga banesa pasi nxit hajdutët, mos harroni të kyçni mirë dyert dhe mos ulni grilat, janë këshillat kryesore që japin eskpertët.
Po ashtu 34 lokale janë vjedhur në 6 muajt e fundit ndërsa 20 qytetarë ose biznese janë grabitur me dhunë. Në analizën e brendshme të bluve të kryeqytetit, cilësohen si krime problematike ndaj pronës edhe vjedhjet e automjeteve, ku në vetëm 6 muaj janë regjistruar 51 raste dhe janë zbuluar vetëm 10./Top Channel