Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Kriminalizimi i PS”, Bushati kritikon Ramën në Zërin e Amerikës: I kam kërkuar të distancohet që në 2016
Ditmir Bushati largon përgjegjësitë nga vetja kur pyetet për kandidimin e personave me të kaluar kriminale nga mazhoranca. Përmes “Zërit të Amerikës”, ai sqaron se këtë shqetësim ia ka thënë kryeministrit Edi Rama që në vitin 2016-të, duke lënë të kuptohet se nuk ka reflektuar.
“Debatet përsa i përket procesit të dekriminalizimit dhe influencës në politike të njerëzve me të shkuar të dyshimtë apo persona të cilët janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA, unë kam preferuar për ti zhvilluar brenda kryesisë që në vitin 2016. E kam thënë edhe herë të tjera që, fillimisht problematikat shtrohen brenda një familje politike dhe më pas kam ndjerë nevojën që për çështje të tilla, është e rëndësishme që të kemi një debat politik më të sinqertë, në mënyrë kapilare brenda të gjitha strukturave të partisë socialiste, po pse jo dhe një debat ndërpartiak dhe një debat shoqëror për të pasur në fund të fundit një pakt kundër influencës të personave të tillë në jetën publike”, sqaron Bushati.
Sipas Bushatit, Partia Socialiste duhet të ndryshojë mentalitet, 30 vjet pas shembjes së komunizmit, duke krijuar rregulla loje që duhen respektuar me respektuar dhe të promovojë një sistem meritash dhe vlera.
“Pikërisht eksperienca e Shkodrës, më shtyn të mendoj që ne duhet të fillojmë të veprojmë seriozisht me një mentalitet të ri perëndimor, 30 vjet pas shembjes së regjimit komunist, duke krijuar garë të vërtetë brenda nesh, duke krijuar rregulla loje që duhet të respektuar brenda nesh, një sistem merite dhe vlere, modele frymëzuese. Duke i dhënë mundësi kësisoj, jo vetëm bazës së partisë, por edhe komuniteteve për ta thënë fjalën e tyre, qoftë për kandidatët për deputetë, qoftë për kandidatët për këshillin bashkiak, qoftë për kandidatët për kryetar bashkie, kryetar partie apo kryetar organizatash në një fazë të hershme të këtij procesi. Besoj fuqimisht që gara e shëndetshme brenda familjeve politike do të stimulojë gjithashtu dhe garën në jetën ekonomike të vendit”, sqaroi Bushati.