Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
"Kriminel që helmon edhe fëmijët", Albana Vokshi akuza të forta Ramës
Seanca plenare vazhdon, po ashtu dhe protesta para parlamentit. Gazi lotsjellës dhe helmues ka shkaktuar disa probleme tek qytetarët, kryesisht tek fëmijët dhe gratë shtatzëna.
Ish-deputetja Albana Vokshi, përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, shkruan se Edi Rama ka hedhur lëndë luftarake helmuese mbi qytetarët, duke helmuar dhe fëmijët.
Vokshi shprehet se fëmijë që nuk merrnin dot frymë janë larguar nga turma pa asnjë ndihmë.
"Edi Rama, Krimineli që helmon edhe fëmijët
Me urdhër të Edi Ramës sot është hedhur lëndë luftarake helmuese mbi qytetarët që po protestonin para parlamentit të Kriminalizuar.
lënda helmuese ka bërë që nxënësit e shkollës profesionale ekonomike( ish pedagogjike) të lënë mësimin e të dalin jashtë pasi u mbytën.
Një skenë e tmerrshme, fëmijë qe s’marrin dot frymë që iknin në turma pa asnjë ndihmë.
Kjo një arsye më shumë, e mbi cdo arsye tjetë për të protestuar e për ta larguar një herë e mirë këtë Kriminel që helmon edhe fëmijët," - shkruan Vokshi.
\
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/02/WhatsApp-Video-2019-02-26-at-19.08.00.mp4"][/video]