Flash News

KRYESORE

"Krischbaum spiun rus", reagon ashpër Doris Pack: Turp për Ramën dhe gazetarët që shpifin!

Ish-eurodeputetja Doris Pack, tashmë kryetare  e gruas në PPE, ka reaguar pas publikimit të një shkrimi në një media pranë qeverisë, ku akuzohej deputeti gjerman si “spiun rus” dhe  se ka marrë para nga PD-ja për të folur kundër qeverisë Rama.

Kryeministri Rama në një reagim publik u shpreh se Gunther Krischbaum nuk ka qenë kurrë miku i tij dhe se Basha e “kanakarët anglisht apo gjermanishtfolës  shajnë e shpifin”.

Pack ka reaguar ashpër në Twitter duke e konsideruar këtë histori të pabesueshme dhe shpifje të Ramës.

“Historia e pabesueshme dhe e pabesë e prodhuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shpifje për kryetarin e Komitetit të Evropës në Bundestagun Gjerman, Gunther Krichbaum. Rama i përfshin të tjerët në kategorinë e tij, mendon se të gjithë mund të blihen dhe të shiten. Turp për të dhe gazetarët që e shpërndanë këtë shpifje!', shkruan Pack .

Të fundit