Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Krishtlindjet këtë vit do të kenë një film të ri "ikonik" me 'Nënën e Dragonjve' protagoniste
Listës së filmave ikonikë si "I vetmi në shtëpi", "Almost Christmas", "Grinçi vjedh krishtlindjet" apo shumë e shumë filma të tjerë, do i shtohet dhe "Last Christmas".
Ky do të jetë filmi më i ri premtues i Krishtlindjeve, i cili mesa duket do thyeje rekorde shikueshmërie. Kjo edhe për shkak të aktorëve të njohur që janë pjesë e filmit. Ky film është inspiruar nga kënga hit "Last Christmas" e George Michael në vitin 1984 dhe protagoniste e filmit është Emilia Clarke, aktorja e 'Game of Thrones', e njohur dhe si 'Nëna e Dragonjve'.
Partner i Emilias është Henry Golding, i cili gjithashtu njihet për rolin e tij "Rich Asians". Një dyshe që është pritur kaq mirë nga publiku, të cilët kanë sh[prehur shumë komente pozitive për filmin.
Në kastin e filmit është dhe fituesja e çmimit Oscar, aktorja Emma Thompson, e cila bashkë-shkruajti skenarin e filmit por luan dhe rolin e Adelia-s.
Filmi ka mbaruar xhirimet në shkurt të 2019-ës dhe pritet të dalë në kinema në nëntor po të këtij viti. Deri tani janë publikuar dy traler-a nga filmi si dhe disa pjesë nga prapaskenat e xhirimeve.
Por, sipas komenteve të fansave në Youtube, disa mendojnë se Tom (që luhet nga aktori Henry Golding) në fakt mund t mos jetë gjallë fare dhe ai është thjesht në halucinacionet e Kate (që luhet nga Emilia Clarke). Sipas komentuesve, ai mund të jetë dhuruesi i vërtetë i Kate, që i shpëtoi jetën. Kate-t i duhej një zemër dhe me shumë gjasa është Tom ai që ja ka dhuruar.
Ju kujtojmë një varg të këngës:
"Last christmas I gave you my heart, but the very next day, you gave it away" (Krishtlindjet e fundit të dhurova zemrën, por direkt të nesërmen e hodhe poshtë).
Pra, Tom, mund t`i ketë dhuruar zemrën Kate-t, por ajo nuk po kujdesej për mundësinë e dytë që jeta i dha dhe ai vjen si halucinacion për ta bërë Kate të vlerësojë mundësinë që i është dhënë për ta jetuar ndryshe jetën.
Pra, nëse ky mund të jetë një version - me shumë gjasa mundet - bëhuni gati të qani këto krishtlindje.
Kujtojmë se Emilia ka kaluar një eksperience të ngjashme në jetën reale. Ajo ka kaluar dy goditje në tru dhe ndërhyrje kirurgjikale të cilat gati i kanë marrë jetën. Kjo e bën akoma më emocional këtë film, pasi Emilia mund ta ketë pranuar ofertën pikërisht dhe për këtë arsye.